Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentit, zbulohet data e gjyqit të radhës/ Gjykata urdhëron SPAK t’i dërgojë fashikujt Metës

Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentit, zbulohet data e gjyqit të radhës/ Gjykata urdhëron SPAK t’i dërgojë fashikujt Metës

Është shtyrë për në datën 22 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta. Anila Hoxha mëson se seanca e radhës do të mbahet më 22/12/ 2025, në orën 14:30. Meta pretendon se nuk është njohur me fashikujt dhe gjykata urdhëroi SPAK t’i dërgojë brenda javës. “Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet. Po më shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë që unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të i intimidoj dëshmitarët, skam publik dhe asnjë mundësi reale të prish provat”, mësohet të ketë thënë Meta Pasi doli nga seanca avokati i Metës, Kujtim...