Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Vetëm shumë mos e kruaj se…”/ Kryemadhi batuta me Julian Dedën para SPAK: Më thirrën për Metën
Teksa shkoi në SPAK për procesin gjyqësor, Monika Kryemadhi shkëmbeu batuta me aktorin Julian Deda. Deda i thotë se po priste Kryemadhin para GJKKO, dhe me batutë tha se SPAK e kishte thirrë edhe atë për Ilir Metën. “Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…”-ishte përgjigja e Kryemadhit. Diskutimi mes tyre: Monika Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak… Jul Deda: Ty po të prisja… Monika… Monika Kryemadhi: Po ti c’ne? Jul Deda: Më thirrën dhe mua, por se di pse… Për Ilirin.. (qeshin.) Monika Kryemadhi: Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se… Jul Deda: Jo nuk thash gjë.. hiç, hiç. Monika Kryemadhi: Unë do bëj ndërtim pa leje këtu( në SPAK) do marrë zyrë! Top Channel