“Paqja fiskale”, pastrim parash? Pas FMN dhe Bankës Botërore, ekspertët hedhin dyshime për pr.ligjin e Financave: Rrezik për evazion

“Paqja fiskale”, pastrim parash? Pas FMN dhe Bankës Botërore, ekspertët hedhin dyshime për pr.ligjin e Financave: Rrezik për evazion

Një marrëveshje vullnetare midis tatimpaguesit dhe administratës tatimore e cilësuar si paqja fiskale ka krijuar dyshime nga FMN dhe Banka Botërore se mund të minojë punën e bërë me drejtësinë dhe administrimin e tatimeve. Projektligji, i propozuar nga ministria e Financave e ka kaluar fazën e komisioneve parlamentare dhe është gati për në seancën plenare. Edhe pse ka hasur kundërshtimin publik të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesit e ministrisë së Financave kanë shpjeguar në Parlament se ligji u jep mundësinë bizneseve të rideklarojnë pasqyrat e tyre financare të mëparshme ndërsa një marrëveshje e lidhur për vitin në vijim të bën të pranosh një fitim mbi 18% se viti aktual duke paguar kështu një tatim 5% dhe si bonus mungesën e kontrollit nga administrata tatimore. Ekspertët e...