Nis festivali i humorit në Shkodër, aktorët më të njohur bëhen bashkë në teatrin “Migjeni”

Nis festivali i humorit në Shkodër, aktorët më të njohur bëhen bashkë në teatrin “Migjeni”

U rikhyen në Shkodër, shtëpinë e madhe të humorit shqiptar në festën më të madhe të të qeshurave në shqiptari, “Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit”. Trupa nga Shqipëria dhe artistë nga Kosova, janë bërë bashkë në skenën e teatrit “Migjeni”, për të sjellë të qeshura dhe argëtim për publikun përgjatë gjithë javës. Ikonat e humorit shqiptar, Zyliha Miloti, Drande Xhaj, Sander Ruçi dhe Besnik Çinari mikpresin në qytetin e tyre, Parodistët e Vlorës, Agron LLakaj, Sevdai Radogoshi etj. Një festë që vjen nën drejtimin artistik të Arjan Çuliqit. Festivali solli këngën dhe humorin, stand up komedi, si dhe elementë të tjerë që e bënë tejet të vecantë. Çdo mbrëmje deri me 8 dhjetor, Shkodra dhe miqtë artistë nga trojet shqipfolëse, do të buzëqesh me humorin si...