Festimi i 113-vjetorit të Pavarësisë në ambasadën tonë në SHBA, si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri

Festimi i 113-vjetorit të Pavarësisë në ambasadën tonë në SHBA, si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri

Festa e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë bashkë në SHBA diplomatët amerikanë të cilët kanë shërbyer ndër vite në vendin tonë. Gjatë pritjes zyrtare për 28 Nëntorin nga Ambasada e Shqipërisë në Washingon, të pranishëm ishin anëtarë të trupit diplomatik, si dhe përfaqësues të Kongresit të SHBA-së, Departamentit të Shtetit, ushtarakë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë. Në foton e ndarë nga ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, janë fotografuar ish-ambasadorët Marcie B. Ries, Marisa R. Lino, Yuri Kim dhe Alexander Arvizu. Bushati thekson “kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, në mbështetjen e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një miqësie të veçantë mes dy popujve”. “Mirënjohje për ish-ambasadorët e USA në Shqipëri: Marcie B. Ries, Marisa...