“Dy foltore, dy fronte brenda PD”/ Minxhozi: Salianji i ka premisat për të qenë kundërshtar ndaj Berishës

“Dy foltore, dy fronte brenda PD”/ Minxhozi: Salianji i ka premisat për të qenë kundërshtar ndaj Berishës

Analisti Skënder Minxhozi, deklaroi se aktualisht në Partinë Demokratike po shfaqen “dy foltore”: ajo e kryesuar nga Sali Berisha dhe lëvizja e re e drejtuar nga Ervin Salianji. Sipas tij, aktivizimi i të rinjve të opozitës ka zgjuar dinamika të reja brenda partisë, duke e shtyrë edhe Berishën të rikthehet më fuqishëm në terren. Ai theksoi se Salianji gëzon një farë mbështetjeje brenda demokratëve, për shkak edhe të historikut të tij politik. Minxhozi kujtoi se Berisha, i cili prej vitesh është shpallur “non grata” në SHBA, mbetet një figurë e fortë brenda PD-së, pavarësisht goditjeve politike dhe moshës. Sipas tij, sulmet e fundit të Berishës ndaj grupimit të Salianjit tregojnë se ai e njeh faktin se përballet me një fraksion të ri brenda partisë. Minxhozi...