Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan
Policia në Elbasan arrestoi një 57-vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi me thikë. Në pranga u vu shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, bëri me dije policia.