Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Goditi me grusht përgjegjësin e OSHEE-së në Cërrik në zyrë, arrestohet 57-vjeçari
Një incident është shënuar këtë të premte në Cërrik. Një 57-vjeçar është arrestuar pasi ka goditur me grusht përgjegjësin e OSHEE-së, në ambientin e tij të punës pas një konflikti të çastit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushte përgjegjësin e OSHEE Cërrik, shtetasin A. Sh., në ambientin e tij të punës“, thuhet në njoftimin e policsë. Top Channel