Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Parandalohet krimi brenda familjes në Elbasan, dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij, pranga 57-vjeçarit
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Elbasan. Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel