Plani i ri i qeverisë: Rrjet kombëtar fidanishtesh për rritjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra

Plani i ri i qeverisë: Rrjet kombëtar fidanishtesh për rritjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra

  Qeveria ka prezantuar një iniciativë të re mjedisore që synon zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të fidanëve dhe krijimin e një rrjet kombëtar fidanishtesh, me qëllim rritjen e sipërfaqeve të gjelbëruara dhe forcimin e procesit të pyllëzimit në të gjithë vendin. Plani u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit “Për ty natyrë”, ku ai theksoi se kjo nismë është kthyer në domosdoshmëri përballë sfidave mjedisore dhe rritjes së ndikimit të zjarreve gjatë verës.     Rama u shpreh se qeveria po ndërhyn ligjërisht dhe financiarisht për të krijuar kushte të reja në prodhimin e fidanëve, duke mbështetur bashkitë, agjencinë e re kombëtare të zonave të mbrojtura të pyjeve dhe sektorin privat. Një element kyç është edhe detyrimi i ri ligjor për...