“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

  Konispoli, porta jugore e Shqipërisë dhe djepi i agrumeve shqiptare, do të shndërrohet më 6 dhjetor 2025 në një skenë të madhe festive, ku aroma e mandarinave, ngjyrat e panairit dhe ritmi i kulturës lokale do të krijojnë një atmosferë unike mes traditës dhe turizmit.   “Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol, i kthyer tashmë në një nga aktivitetet më karakteristike të rajonit, organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Konispol dhe Butrint Management Foundation, duke synuar promovimin e agrumeve, artizanatit, gastronomisë dhe trashëgimisë kulturore të zonës.     Ky festival pritet të jetë një magnet për vizitorë nga gjithë jugu i Shqipërisë, Saranda, Finiqi, Konispoli, Delvina, por edhe nga Greqia e afërt, duke e forcuar rolin...