Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
Atë Mariano Tarantino zgjidhet administrator i Dioqezës së Sapës pas ndarjes nga jeta të ipeshkvit Simon Kulli
Pas ndarjes nga jeta të Ipeshkvit të Sapës, Mons. Simon Kulli, me datën 29 nëntor 2025, Selia e Ipeshkvisë Sapë mbeti vakante. Për këtë arsye, me 4 dhjetor 2025, në një klimë vëllazërore u mblodh Këshilli i Konsultorëve të dioqezës, për të zgjedhur Administratorin e Ri Dioqezan. Mbledhja u drejtua nga meshtari më i vjetër, sipas moshes Atë Bonaventura Mossuto ofmcap, i cili pas disa diskutimeve nxiti votimin për Administrator të Dioqezës. Pas votimit Administrator i Dioqezës së Sapës, u zgjodh Atë Mariano Tarantino, meshtar misionar i Urdhërit të Etërve Karmelitan në Nënshat. Ai pranoi detyrën dhe menjerë bëri dëshminë e Fesë dhe Betimin e besnikërisë, akte që legjitimojnë marrjen e kësaj detyre të udhëheqjes së Dioqezës deri në zgjedhjen e Ipeshkvit të ri. Atë...