Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Bebeto kujton triumfin në “SHBA ’94”: Fanella e Brazilit ishte si lëkurë e dytë për mua
5 Dhjetor 2025 13:35 Alfred Lleshi Bebeto rikthen kujtimet e Botërorit 1994, të fituar kundër Italisë në SHBA: “Kam shumë kujtime. Që kur mbërritëm ishim të gjithë shumë të përqendruar, donim të hynim në historinë e futbollit”. Ai e cilëson atë turne si mundësinë e artë: “Brazili nuk fitonte prej më shumë se 24 vitesh. Organizimi ishte fantastik. Vetëm oraret ishin të vështira, luanim në mesditë dhe nxehtësia ishte e madhe. Por dëshira jonë për të fituar ishte aq e fortë sa do të kapërcenim çdo gjë, çdo pengesë. Të gjithë kishim të njëjtin mentalitet, të njëjtin objektiv. Kur ndodh kjo, asgjë s’të ndal. Ishim gati, mendërisht dhe fizikisht, për ta fituar Kupën e Botës”. Ai rrëfen edhe ëndrrën e fëmijërisë: “Të vishja fanellën e...