Intelekshtajni apo profeti i rremë modern

Intelekshtajni apo profeti i rremë modern

Nga Agim Morina 1.Intelektshtajni nuk asht, qysh mun duket nё shikim tё parё, prodhim i ri. Poende, asht ma i vjetër edhe se vetë frankeshtajni. Shumë ma i vjetër. Intelektshtajni, qysh mun m’u marrë me mend, nё një mёnyrё, asht e kundërta e intelektualit. Nëse frankeshtajni qe gatu prej copash të dhjeta kufomave tue e marrë herë dorën e dikujt, herë këmbën e tjetrit, intelektshtajni asht gatu prej dhjeta kufomash mendore kështu që asnjë fjalë që e nxjerr prej goje s’asht mendu në kryet e tij ose, edhe nëse asht mendu në trurin e tij, aj mendim asht stramastik i shumë copave trunore xhenazesh. Intelektshtajni ma së miri mun m’u përfshi në atё shprehjen popullore se “asht Vet-i-treqindti”, sepse gёzon privilegjin qё nёn rrashtё tё...