Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përplasen dy automjete në hyrje të Vlorës, lëndohen shoferi dhe pasagjeri, dërgohen me urgjencë në spital
Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident ne hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një tjetër. Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit, por edhe pasagjeri, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim. Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe duke hetuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë. Top Channel