Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan. Po ashtu në burg është lënë edhe roja e karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit. Gjatë seancës me dyer të mbyllura e cila zgjati më shumë se dy orë, palët u njohën me aktet dhe me dëshmitë e dhëna nga personat e marrë në pyetje. Ka rënë në sy dëshmia e familjarëve të Mëhallës të cilët shprehen se kanë lidhje miqësore të ngushta me familjen Ago. Të njëjtat pretendime që i shprehën edhe familjarët e Xhino Agos jashtë gjykatës. Burime nga salla e gjyqit bëjnë me dije se organi i akuzës...