Zëvendësi i Ballit Kombëtar, Shkjau: ‘Zgjedhorja’ më e keqja në Ballkan, Shqipëria ka ende virusin komunist!

Zëvendësi i Ballit Kombëtar, Shkjau: ‘Zgjedhorja’ më e keqja në Ballkan, Shqipëria ka ende virusin komunist!

Zëvendëskryetari i Ballit Kombëtar, Xhemal Shkjau ka lëshuar akuza të rënda ndaj procesit të reformës zgjedhore dhe gjendjes së demokracisë në vend. Gjatë një diskutimi mbi ‘Zgjedhoren’ dhe ‘Territorialen’, Shkjau e cilësoi reformën aktuale zgjedhore si “një ndër më të këqijat në Ballkan”, duke argumentuar se vendi ende vuan nga një “virus komunist”, që po e degradon demokracinë. Sipas tij, Shqipëria ka dalë nga diktatura, por mban brenda një “mikrob komunist” që e çon drejt degradimit. Ai përdori termin “Rama-Duro” për të përshkruar qeverisjen aktuale, duke pretenduar se ajo po i afrohet një forme diktature. Zyrtari i Balllit Kombëtar, kritikoi ashpër procesin e numërimit të votave, duke theksuar se ndërsa në Kosovë apo Mal të Zi rezultati del brenda 24 orëve, në Shqipëri procesi zgjat...