Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Çfarë pret nga këta”/ Ish deputeti i PD, Sula përgëzon Salianjin: Flamur Noka me zor ka mbaruar fakultetin
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar së fundmi lëvizjen e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmeti me demokratët. Duke e përgëzuar këtë lëvizje të tyre, Sula u shpreh pesimist sa i përket fundit të kësaj lëvizje të demokratëve, mirëpo nuk nguroi që t’i inkurajonte ata. Teksa ka komentuar qëndrimet e Salianjit dhe ato të Berishës, ish-deputeti demokrat bëri të qartë se në njërin kamp sheh rininë, ndërsa te ai i sh-kryeministrit vijojnë të jenë figura të vjetra të cilët nuk prodhojnë më as ide. “Ridvan Bode ka mbaruar në Francë, kurse Flamur Noka me zor ka mbaruar fakultetin. Imagjino ku ka katandisur Partia Demokratike. Çfarë pret na kjo opozitë. Çfarë flitet te foltorja e Salianjit. Unë e kam mbyllur aty, unë e di si...