Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë
Pasi ngritën zërin për zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë të njësisë administrative Levan, nga kompania “Bervi Construction”, në pronësi të bashkëshortes së Pëllumb Salillarit, 14 familjet e prekura i janë drejtuar Policisë së Fierit për të vijuar betejën e tyre ligjore. Fermerët, të cilët tre ditë më parë denoncuan në media pranë tokave që pretendojnë se u janë marrë padrejtësisht për ndërtimin e paneleve diellore, paraditen e sotme u paraqitën në komisariatin e Policisë në Fier për të bërë një kallëzim kolektiv. Ata kanë vendosur ta ndjekin çështjen e tyre në të gjitha instancat duke ndjekur hapat e duhur ligjor. Paraditen e sotme banorët i janë drejtuar komisariatit të Policisë Fier, për të bërë një kallëzim kolektiv. Fermerët thonë se janë taksapagues...