Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Debat për Këshillin e Integrimit, PS voton për bashkëkryesimin, PD: Do ta bojkotojmë
Këshilli Kombëtar i integrimit tashmë do të ketë bashkëdrejtim mes opozitës dhe mazhorancës. Me 79 vota pro, parlamenti votoi ndryshimin, ndërsa më herët Këshilli i Integrimit udhëhiqej vetëm nga demokratët. Ky vendim i Kuvendit shkaktoi debate mes palëve politike, pasi demokratët pretenduan se ky hap u mor pa konsultimin e tyre. “Ju e nisët këtë legjislaturë duke shkrirë Komisionin e Integrimit, vetëm për t’i hequr opozitës rolin thelbësor që ka në procesin e integrimit. Po na e shisni këtë projektligj sikur po i jepni opozitës një rol si bashkëdrejtuese në Këshillin e Integrimit, kur në fakt opozita historikisht ka patur drejtimin”, tha deputeti demokrat Gazment Bardhi. Madje Bardhi akuzoi se mazhoranca po kërkon t’i heqë opozitës, rolin e saj në procesin e integrimit, duke paralajmëruar...