I mori varësen e floririt 26 vjeçares nga qafa me dhunë, arrestohet i riu në Kamëz

I mori varësen e floririt 26 vjeçares nga qafa me dhunë, arrestohet i riu në Kamëz

Një 36-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia. Sipas uniformave blu, i riu i mori me dhunë një gruaje varësen e floririt nga qafa. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dje, pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:      -K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, i ka marrë me...