Spiropali në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton të ardhmen e të rinjve tanë

Spiropali në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton të ardhmen e të rinjve tanë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në tryezën e grupit të miqve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Vjenë me ftesë të Ministres së jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger. Në takim mori pjesë Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, si dhe Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Greqisë, Kroacisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Mesazhi i Spiropalit: Me ftesë të Ministres së Jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger dhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, në takimin e grupimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e zgjerimit të BE si investim për të ardhmen europiane. Zgjerimi dhe bashkimi...