Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion, moratoriumi për pyjet funksionoi”, Rama: Do ristrukturojmë Agjencinë, pyllëzim me dron
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot në në aktivitetin “Për ty natyrë”, një takim për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve. Kryeministri u shpreh se zonat e mbrojtura dhe territoret e natyrës në Shqipëri ishin nën agresionin e ndërtimeve të paligjshmeve, ndotjeve ndërsa sot, sipas tij bilanci flet për një ulje të krimeve mjedisore dhe vënien në kontroll të agresionit të ndërtimeve dhe ndotjes. Rama foli edhe për një strukturim të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të Pyjeve duke i bërë bashkë dhe krijuar një sinergj mes tyre. “Duke kthyer kokë pas ka shumë arsye për të qenë krenar për ku jemi sot. Kam parasysh se na u desh një dekadë më parë të bëjmë 2 ndërhyrje radikale për të...