Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
MINUTA E FUNDIT – Humb jetën 81- vjeçari, u përplas me makinë nga një 24- vjeçare në Shkodër- Hani i Hotit
Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Ragip Cenaj , 81 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Ragip Cenaj ka humbur jetën. Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim! Post navigation