Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Më erdhi një person trokiti në derë, la një zarf dhe iku’, Berisha tregon historinë e 11 majit: Në të shkruhej…
Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi nje takim me aleatët e Federatës së Opozitës së bashkuar, ku ai rrëfeu një episod nga zgjedhjet e 11 majit, që, sipas tij, i ishte treguar nga kryetari i një dege lokale të Partisë Demokratike. Berisha tha se bëhej fjalë për një familje prej tre personash, mbështetës të opozitës, e cila pretendohet se është përballur me presione në natën e zgjedhjeve. Sipas deklarimit të Berishës, kryefamiljari i kishte treguar se në mes të natës në derën e tyre kishte trokitur një person i panjohur, i cili kishte lënë një zarf dhe ishte larguar menjëherë. “Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe brenda ishin 1000 euro. Gjithë natën u rropata, të shkoj apo të mos shkoj. Nga ana...