Të përfituara nga veprimtari kriminale, konfiskohen 43 dynym tokë në Ishull-Shëngjin

Të përfituara nga veprimtari kriminale, konfiskohen 43 dynym tokë në Ishull-Shëngjin

Policia e Lezhës ka konfiskuar pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për 3 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m², të ndodhura në fshatin Ishull Shëngjin. “Në zbatim të vendimit të GjKKO-së, i lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekzekutuan vendimin për konfiskimin e tri pasurive të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m². Pasuritë, të përfituara nga veprimtari kriminale, ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin”, njofton Policia. Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, për gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale.