Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot më 5 dhjetor 2025 në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Një 24-vjeçare, duke drejtuar makinën e saj, ka përplasur për vdekje një të moshuar. Drejtuesja e makinës është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. “Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën. Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.