Dritëhijet e një mandati që ndryshoi Shqipërinë: Altin Dumani dorëzon stafetën e drejtimit të SPAK-ut

Dritëhijet e një mandati që ndryshoi Shqipërinë: Altin Dumani dorëzon stafetën e drejtimit të SPAK-ut

Nga Endri Kajsiu/ Më 19 dhjetor 2025 përfundon mandati trevjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK-ut, një mandat i shkurtër në kohë, por i gjatë në peshë historike. Kur ai mori drejtimin e këtij institucioni, Reforma në Drejtësi ishte ende një projekt i pasigurt, i sulmuar politikisht dhe i parë me dyshim nga publiku. Pak besonin se SPAK-u do t’i mbijetonte furtunave të tranzicionit shqiptar. Por ajo që ndodhi më pas e përmbysi këtë perceptim: brenda tre vitesh, SPAK-u u shndërrua në institucionin më të besuar të shtetit shqiptar, një strukturë që jo vetëm funksionoi, por tronditi themelet e pandëshkueshmërisë politike. Nën drejtimin e Dumanit, SPAK bëri atë që për 30 vite dukej e pamundur: i vuri përpara ligjit ish-presidentë, ish-kryeministra, ish-ministra, zëvendëskryeministra e...