Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Hesse: Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt, je i mjerë!
Hermann Hesse (1877 – 1962) është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Kësaj radhe Hesse-n do t’ua sjellim nëpërmjet disa thënieve: -Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet i mjerë. -Si të gjitha vlerat e vërteta, dashuria nuk mund të blihet. -Edhe një orë e ndalur shënon orën e saktë dy herë në ditë.-Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes. -Ji vetvetja! Mos i lejo partnerit të të ndryshojë, pasi, kur t’ia ketë arritur, do të jetë lodhur me ty. -Sa më vështirë të arrihet diçka, aq më shumë dëshirohet. -Jeta e njerëzve që punojnë është bajate. Interesante...