Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Ndahet nga jeta aktori i njohur i Hollywoodit
U nda nga jeta aktori i njohur i Hollywoodit, Cary-Hiroyuki Tagawa. Tagawa vdiq të enjten në Santa Barbara të Kalifornisë, si pasojë e komplikimeve nga një goditje në tru. Tagawa është i famshëm për interpretimin e rolit të Shang Tsung, një magjistar i lig, në filmat, serialet televizive dhe videolojërat “Mortal Kombat”. Përveç punës së tij në “Mortal Kombat”, Tagawa është i njohur edhe për rolet e tij në “The Last Emperor”, “Memoirs of a Geisha” dhe “The Man in the High Castle”. Ai kishte 150 role si aktor, u paraqit edhe në filmat: “Big Trouble in Little China”, “Tekken”, “Pearl Harbor”, “Planet of the Apes”, “Elektra”, “Snow Falling on Cedars”, “47 Ronin” dhe “License to Kill”. Tagawa ishte 75 vjeç. ObserverKult Lexo edhe: KUR...