Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Ishte djalë shembullor”/ I mituri humbi jetën pas plagosjes me thikë, flasin banorët: Erioni kishte ëndërr…
15-vjeçari, Erion Boba, që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor ndërroi jetë ditën e djeshme. Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi ka intervistuar disa prej banorëve të zonës ku jetonte familja Boba, të cilët tashmë e braktisën banesën me qira. Një banor i zonës me lot në sy u shpreh së ndihet shumë keq për ngjarjen e rëndë, ndërsa theksoi se duhen të merren masa në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëriten më. “Na erdhi shumë keq për ngjarjen, tani çfarë të bëjmë? Më erdhi shumë keq. Duhet të merren masa, po ndodhin ngjarje të rënda shpesh. Unë nuk i njoh familjarët, por djali i djalit ka qenë moshatar në shkollë, dhe më ka ardhur shumë keq”, shprehet...