Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SHBA i mbyll derën Edi Ramës dhe ministrave të tij, Dhoma Amerikane thërret presidentin Begaj në festën e tyre…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se i ka dhënë një tjetër goditje të rëndë politike dhe diplomatike kryeministrit Edi Rama, duke e lënë sërish jashtë dyerve të një eventi të nivelit të lartë dhe duke ngrirë edhe më tej raportet mes tyre. Në një mbrëmje që u shndërrua në skenë të tensioneve të heshtura diplomatike, Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) i hapi dyert Presidentit Bajram Begaj, ndërsa kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij jo. Në fotot zyrtare të shpërndara në rrjetet sociale nga ambasada e SHBA në Tiranë, mungesa totale e përfaqësuesve të qeverisë ra në sy si një “shuplakë” e ftohtë politike. Ceremonia e 25-vjetorit të AmCham u kthye në arenën, ku SHBA dërgoi një mesazh që nuk kishte nevojë për përkthyes: korrupsioni...