Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Karriera e Capellos, hap pas hapi: Sherrin më të ashpër e kam pasur me Gullit, pothuajse u rrahëm
“I pari kujtim imi lidhet me vendin tim, Pieris, ku jetonim 6 veta me rrogën e babait tim, mësues filloreje. Ishte periudha pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ishin vite të bollshme, jetonim në një shtëpi popullore. Motra ime flinte te tezja, sepse nuk kishte vend për të gjithë. Si fëmijë nuk kisha shumë argëtim, kishim vetëm fushën e futbollit, pastaj, gjatë verës, noti në Isonzo, me kërcime nga ura mbi hekurudhë. Babai im, Guerrino, kishte lindur në Hungari sepse gjyshërit u transferuan atje më 1915. Si kapiten artilerie nuk pranoi Republikën e Salò, kështu që u burgos. Ai përjetoi tmerrin e 6 kampeve përqendrimi. Pakot e ushqimit që i dërgonte nëna ime kurrë nuk mbërrinin në destinacion. Ai mbijetoi sepse në periudhën e fundit...