“Dashuri që ngec mes fytit dhe zemrës…”; rrëfimi drithërues i mamasë për Del Pieron

“Dashuri që ngec mes fytit dhe zemrës…”; rrëfimi drithërues i mamasë për Del Pieron

“Ka fjalë që një nënë i mban të varrosura në zemër për gjithë jetën. Qëndrojnë aty si gurë të rëndë që nuk i lëviz dot. Unë s’kam qenë kurrë e zonja t’i nxjerr ashtu siç doja. Kam menduar gjithmonë se dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për zë. Por tani jo. Tani nuk mund të hesht më; djali im është një njeri jashtë të zakonshmes. Dhe e them me frymë të shkurtër, me duar që më dridhen, sepse dashuria më e thellë është ajo që ngec mes fytit dhe zemrës. Alessandro nuk ka qenë kurrë një djalë problematik. I respektueshëm, i pastër brenda, i aftë të dëgjonte dhe të zgjidhte të mirën pa bërë zhurmë. Ai dhe vëllai i tij nuk na detyruan kurrë të...