Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Shumica gabojnë: “Përgjegjsi” apo “përgjegjësi”, ja si duhet të shkruhet…
Ë-ja paratheksore shkruhet (mbetet, nuk bie)…Ë-ja paratheksore shkruhet te fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me fundoret: -ër, -ël, -ës, -ëz me anë prapashtesash, që fillojnë me zanore, si p.sh.: mjeshtëri, mjeshtëror (nga tema fjalëformuese: mjeshtër): numëror, numëroj, numërim (nga: numër); ëndërroj, ëndërrim (nga: ëndërr); vocërrak, vocërroj, vocërrim (nga: i vocërr); zvogëloj, zvogëlim (nga: i vogël); përgjegjësi (nga: përgjegjës); njerëzor (nga: njerëz) etj.Nga rregulla e mësipërme bëjnë përjashtim fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me zanore, kur përpara -ë-së gjendet vetëm njëra nga këto bashkëtingëllore: b, d, f, j, k, l, p, t, v ose një nga grupet e bashkëtingëlloreve: -nd, -st. P.sh.: librar, librari (nga: libër); kodrinë, kodrinor (nga: kodër); afri, afroj, afrim (nga: afër); lakror (nga: lakër); veproj, veprim (nga: vepër);...