Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sot seanca paraprake/ GJKKO do vendosë për kalimin ose jo të dosjes “Meta” për gjykim!
Në GJKKO, sot do të mbahet edhe seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerët. Pritet të shihet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme. Seanca e kaluar, ku i pranishëm ishte vetë kreu i Partisë së Lirisë, u shty pasi kërkoi që të njihej me një pjesë të akteve me pretendimin se i ishte vënë në dispozicion vetëm kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se Meta do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, ndërsa dy ditë më parë, sikurse Veliaj, edhe kreu i PL kërkoi që të mos qëndronte në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si shkelje...