Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
1-vjetori i futjes së “K’cimit të Tropojës” në UNESCO, mbahet koncerti festiv në qytet
Në Tropojë, zemra e gjallë e K’cimit dhe e identitetit shqiptar u ndez mbrëmë me një dritë arti dhe krenarie. Koncerti Festiv për 1-vjetorin e futjes së “K’cimit të Tropojës” në UNESCO solli emocione, histori dhe dinjitet kombëtar. Një vit më parë, ky vlerësim e vendosi Tropojën në hartën kulturore të njerëzimit, duke e bërë K’cimin një pasuri botërore të trashëgimisë jomateriale. Artistë nga Tropoja, Deçani dhe Gjakova u bashkuan në një skenë të vetme, duke treguar se K’cimi është një formë e lashtë artistike që bashkon shqiptarët kudo. Koncerti nisi me Himnin e K’cimit, interpretuar nga Ram Dollapaj, dhe vijoi me performanca të fuqishme: “Kcim Vendin”, vallet “Sup më sup si malet”, duetet me tupan, interpretimet e Sherif Margjekajt, Shaban Zenelajt, Mirjeta Celajt dhe...