Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Paqe fiskale për të mëdhenjtë’, Muço: Qeveria po fal borxhet e biznesave të mëdha, ndërsa penalizon të vegjlit
Qeveria ka rikthyer nismën e debatueshme të “paqes fiskale”, e cila përmes faljes së borxheve të vjetra dhe rishikimit të pasqyrave financiare të kompanive të mëdha, ngjan më shumë me një amnisti të radhës sesa me reformë fiskale. Në praktikë, përfituesit kryesorë janë bizneset e mëdha që prej vitesh mbartin detyrimet më të mëdha ndaj shtetit, shumë prej të cilave janë krijuar para vitit 2014 dhe sot janë bërë të pambledhshme. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Klodian Muço, ekspert ekonomie, u shpreh se nisma e qeverisë për “paqen fiskale” është një proces i radhës i faljes së detyrimeve, i cili favorizon hapur bizneset e mëdha që prej vitesh mbajnë borxhe të papaguara ndaj administratës tatimore. Ai theksoi se rreth 63–64% e këtyre detyrimeve janë...