Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Jepi gaz me Ballukun…”/ Bushati tregon takimin e diplomatit amerikan me prokurorin Prençi
Andi Bushati, ka folur për marrjen e Belinda Ballukut të pandehur nga SPAK. Bushati tha se prokurori Dritan Prençi, është takuar me zv.ndihmës sekretarin e shtetit, pak ditë para marrjes së Ballukut si të pandehur, takim të cilin e quajti skandaloz dhe një presion ndaj drejtësisë. Bushati tha se edhe pse Balluku meriton të hetohet, kjo nuk duhet të ndodhë me urdhër të diplomatëve të huaj, ndërkohë që tha se mënyra si veprohet në Shqipëri, tregon se jemi “republikë bananesh”. “Legjenda është që ky prokurori Prençi është trimëruar nga takimi me atë amerikanin në SPAK, pra jepi gaz me Ballukun… Ne nuk do të vizatojmë amerikanët që njohim nga filmat apo në ëndrrat tona për amerikanët e mirë. Ai thotë kjo është dosja, këto janë faktet...