Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Preç Zogaj: Berisha duhet të hapë rrugën për të rinjtë, nuk vjen dot kurrë më në pushtet!
Preç Zogaj, duke folur për lëvizjen e re që ka nisur brenda PD, deklaroi se Berisha duhet të largohet për t’i hapur rrugën të rinjve, pasi nuk vjen dot më në pushtet. “Një lider partie, që rri gjatë në parti, gjithmonë ka mbështetës. Partia shkon pas kryetarit. Kush mendon se të gjithë votat janë të mijat, është gabim. Basha, si kryetar ka marrë më shumë vota se kryetari Berisha pra 2021 dhe 2025. Një kryetar largohet nga partia, jo se nuk ka mbështetje, por për ti krijuar mundësi të bëhet shumicë në shoqëri. Sali Berisha thotë kam votat në parti, ai mund ti ketë gjithë jetën ato vota. Këta që kanë marrë më shumë vota, kanë më shumë vota qytetarësh se anëtarët demokratë. Kjo është...