Tradhtar i Hamasit dhe figurë kyçe për Izraelin? Fundi i papritur i Abu Shabab

Tradhtar i Hamasit dhe figurë kyçe për Izraelin? Fundi i papritur i Abu Shabab

Ai ishte një nga njerëzit më misteriozë në gjithë Rripin e Gazës. Dhe, mbi të gjitha, një prej atyre që ngjallte më së shumti debat. Yasser Abu Shabab, udhëheqësi i Forcave Popullore Gaza Palestina, milicia kryesore e armatosur që lufton kundër Hamasit në Gaza, është vrarë gjatë një “përplasjeje të brendshme” mes fraksioneve palestineze. Lajmi u bë i ditur dje, 4 dhjetor, nga burime anonime të aparatit të sigurisë izraelite, të cituara nga televizioni publik izraelit Kan, sipas të cilave ai, i plagosur në një shkëmbim zjarri u dërgua në një spital në Izrael, ku edhe ndërroi jetë nga plagët e marra. Nuk u dhanë detaje të tjera. As autoritetet izraelite dhe as Hamasi nuk panë të arsyeshme të komentonin. I shoqëruar prej kohësh nga fama se...