Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Forcë të re politike? Përgjigjet Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, u pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të krijojë një forcë të re politike. Ai e mohoi diçka të tillë duke u shprehur se i krijon hapësirat për veten dhe tij dhe se nuk ka marrë asgjë kot më kot në parti. “Ne jemi PD-ja. Unë personalisht nuk largohem në asnjë moment. Unë i krijoj hapësirat. Nuk kam marrë asnjë gjë qyl. Siç e shikoni. Unë ngaqë flisja kështu hapur në 2021 më hoqën me një komision nga listat. Shkova mblodha njerëzit në Korçë dhe hyra prapë në listë”, tha Salianji. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Ilir Alimehmeti dhe disa nga demokratët më të votuar në zgjedhjet e 11 Majit,...