Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Ndodhet në një moment kyç’, Rudina Hajdari: PD duhet të jetë e bashkuar, që të marrë ne dorë fatin e Shqipërisë
Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari komentoi sot situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike. E ftuar në një studio televizive, Hajdari u shpreh se mbi të gjitha, në situatën që ndodhet dhe përballë mazhorancës, PD-ja duhet të jetë më e bashkuar se kurrë dhe të reflektojë për rolin për të marrë në dorë fatet e vendit. “Është një ditë e jashtëzakonshme për demokratët. Të gjithë ata që janë pjesë e anëtarësisë e duan Partinë Demokratike pavarësisht sfidave që ka. Por është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të reflektojmë për rolin që kemi për të marrë në dorë fatet e vendit PD ndodhet në një moment kyç, duke pasur përballë një qeveri që sipas saj ka rënë totalisht në legjitimitet. Ne duhet të tregojmë krahasimet me...