Berisha në Mirditë: Rama zhbëri kombin në 10 vite

Berisha në Mirditë: Rama zhbëri kombin në 10 vite

Berisha në Mirditë: Rama zhbëri kombin në 10 vite Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sot turin e tij të takimeve me qytetarët, duke zhvilluar Foltoren e radhës në Mirditë, të cilën e cilësoi si “foltoren e jetës sime”. Në fjalimin e mbajtur para demokratëve dhe mbështetësve të opozitës, Berisha e konsideroi kryeministrin Edi Rama, si “armikun më të egër të kombit shqiptar”. Gjithashtu ai akuzoi qeverinë se ka diskriminuar qytetarët e veriut, ndërsa e përshkroi Ramën si “shkatërruesin e familjes shqiptare dhe të qenies kombëtare”. Berisha: Përulem para jush, mençurisë suaj, dinjitetit tuaj. Jeni shembull i njeriut për t’u ndarë nga e keqja, për të mbrojtur vlerat në kushte jashtëzakonisht të vështira të një diskriminimi ekstrem të një propagande mashtruese që barazohet...