Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji? Ja çfarë thotë politologu në QUO VADIS
Lëvizjet dhe përplasjet brenda Partisë Demokratike kanë qenë pjesë e diskutimit në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të enjte. I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se a mund të përfitojë dikush tjetër brenda PD nga përplasja Berisha-Salianji, politologu Ermal Hasimja tha se në këtë moment jo, pasi është situata ku duhet të pozicionohesh në një krah ose në tjetrin. Pjesë nga biseda: Borakaj: Mund të jetë Salianji shënjestër e gjuetisë së shtrigave, dhe a mund të përfitojnë grupime të tjera brenda PD? Hasimja: Për momentin nuk ka çfarë të bëjë dikush tjetër. Por këto lloj situatash i detyrojnë njerëzit të shkojnë o në njërin krah ose në tjetrin. Ka grupe që janë edhe kundër Sali Berishës edhe kundër...