Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha e di

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha e di

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar lëvizjet që po ndodhin brenda PD. Ai tha se pas Salianjit dhe Alimehmetit mund të qëndrojnë ndërkombëtarët. Sipas tij nuk do të kishte një lëvizje brenda PD nëse nuk do të kishte mbështetje ndërkombëtare. Avokati theksoi se kjo dihet edhe nga Sali Berisha, i cili nuk e pranon dot, prandaj pati edhe shpërthimin e tij në media, duke hedhur akuza ndaj Salianjit dhe Alimehmetit. “E gjitha kjo që po ndodh me lëvizjen Salianji-Alimehmeti tregon se ata kanë një mbështetje ndërkombëtare. Për mendimin tim nëse nuk do ta kishin, nuk do të ishte kështu. Edhe gjuha e përdorur nga Berisha tregon se ai diçka di, prandaj reagoi ashtu”, tha...