VIDEO/ Abilekaj: Rama është duke luftuar që SPAK të mbetet tek llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai

VIDEO/ Abilekaj: Rama është duke luftuar që SPAK të mbetet tek llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai

Gjatë një interviste në emisionin “Çim Peka LIVE”, gazetari Enton Abilekaj deklaroi se kryeministri Edi Rama “qëndron tek fronti dhe llogorja e Belindës”, duke theksuar se, sipas tij, Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për të mbrojtur këtë dosje. Abilekaj u shpreh se “po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky”, duke nënkuptuar se çështja është thelbësore për kryeministrin. Sipas gazetarit, nga dokumentet e dosjes kuptohet se SPAK është pak i tërhequr dhe ka pak droje të shkojë deri tek Rama. Ai shtoi se dosja tregon qartë se është edhe e Ramës dhe se bëhet fjalë për“një urdhër të Ramës që e ka zbatuar Belinda Balluku. Abilekaj foli edhe për kompanitë e lidhura me konsulencën e Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Ai përmendi...