Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Salianji denoncon listën e mbyllur të PD-së/ Kriteri i përzgjedhjes ata që rrinë me shumë në kafe se më të votuarit…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka denoncuar listën e mbyllur të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se asnjë nga kandidatët që fituan primaret në qarqe të ndryshme, nuk është përfshirë në listën përfundimtare. Ish-deputeti theksoi se ardhja e Chris LaCivita, i cili drejtoi fushatën e PD-së më 11 maj, e ka shfryrë të gjithë entuziazmin e demokratëve. “Lista e PD-së, e ka shfryrë të gjithë entuziazmin që krijoj edhe ardhja e Chris LaCivita. Doni t’jua them unë se cili ka qenë problemi, që nuk po e themi, nuk po thuhen hapur, qartë dhe troç. Unë po shpreh shqetësimet e demokratëve. U bën primaret, u vendos që kandidatët për deputet do të zgjidheshin me primare, u zgjodh i pari Tiranës deputet? Jo”,...