Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Galatasaray “siguron” që tani transferimin e bujshëm për merkaton e janarit, ylli i Serie A
4 Dhjetor 2025 20:34 Telesport Pavarësisht se me ardhjen e Rafaelle Palladino në krye të stolit të Atalantës, duket sikur janë sheshuar mosmarrëveshjet me Ademola Lookman, nigeriani me shumë mundësi do të largohet njëherë e mirë nga bergamaskët gjatë merkatos së janarit. Për sulmuesin 28-vjeçar ka interes të madh nga disa klube të njohura, por ofertë konkrete deri tani ka bërë vetëm Galatasaray. Sipas raportimeve të medieve turke dhe italiane, propozimi i gjigantit turk do të jetë shumë joshësh për klubin e Atalantës dhe vetë lojtarin: 50 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit dhe një rrogë 6 milionë euro në sezon për të. Galatasaray ka një projekt ambicioz ku nuk mjaftohet vetëm më suksesin në Turqi, por synon të shkojë sa më larg në Europë...