Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Një ditë nga shorti i botërorit, përgatitjet për ceremoninë madhështore, detajet
Të premten në orën 18.00 në Washington do të mbahet shorti i botërorit 2026. Për ceremoninë, e cila do jetë madhështore, përgatitjet kanë nisur prej ditësh. Duke qenë se bëhet fjalë për diçka shumë të rëndësishme, organizatorët janë kujdesur edhe për detajet. Modelja Heidi Klum, komediani Kevin Hart dhe aktori e producenti Danny Ramirez do të jenë prezantues. Para shortit do të ketë performanca muzikore live nga Andrea Bocelli, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger, ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të mbajnë fjalime. Kujtojmë që shorti do ndiqet me interes edhe nga Shqipëria e Kosova, pasi të dyja janë në Play Off të këtij kompeticioni.